Hapet thirrja për aplikime për Bursë GO STYRIA në Universitetin e Grazit në Austri

    GO STYRIA është një program bursash për studentët master, doktoratë, si dhe post-doktorë të interesuar për një qëndrim të shkurtër(maksimumi 4 muaj) për hulumtim, në kontekst të studimeve të masterit, temës së doktoratës ose hulumtimit për post-doktoratë.

    Në mesin e vendeve, aplikimet nga të cilat pranohen janë edhe Kosova dhe Shqipëria. Kandidatëve të përzgjedhur do t'u jepet mundësia qëndrimit për një periudhë të hulumtimit në Universitetin e Grazit në mënyrë që të vazhdojnë më pas dhe të përfundojnë studimet / hulumtimin e tyre në universitetet e tyre.

    Rekomandohet që aplikantët e interesuar të fillojnë me procesin e aplikimit sa më shpejt, pasi gjetja e një mbikëqyrësi të përshtatshëm në Universitetin e Graz do të kërkojë kohë.

    Për informata më të detajuara, luteni të vizitoni faqen zyrtare:

    https://international.uni-graz.at/en/incoming-exchange/go-styria-scholarship-programme/

     

    Suksese, gjithë të mirat,

    ZKPS



Arkiva e lajmeve

«maj»
MaEnPrShDi
262728293012
34 56789
10111213141516
17181920212223
24252627282930
31123456