Hapet Thirrja për Bursa në Programin Erasmus+ International Credit Mobility në Justus-Liebig-Universität Giessen, Gjermani

    Hapet Thirrja për Bursa në Programin Erasmus+ International Credit Mobility në Justus-Liebig-Universität Giessen, Gjermani Universiteti i Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’ hap thirrjen për aplikim për bursa për mobilitete në Justus-Liebig-Universität Giessen, Gjermani, në kuadër të programit Erasmus + International Credit Mobility të Komisionit Europian, në programet:
    - Agrokulturë
    - Mjekësi Veterinare

    Llojet e mobilitetit përfshijnë:
    -   Shkëmbimin e studentëve për studime (MA dhe PhD)
    -   Shkëmbimin e stafit akademik për mësimdhënie
    Nivelet e mobilitetit për studentët:
    - Master (studentët duhet të jenë të regjistruar në Master në Fakultetin e Bujqësisë dhe Veterinarisë, në Universitetin e Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’)
    - PhD (studentët duhet të jenë të regjistruar në studimet PhD në Fakultetin e Bujqësisë dhe Veterinarisë, në Universitetin e Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’)
    Përveç hulumtimit, studentët e PhD mund të vijojnë edhe këto kurse
    7 Bioresources dhe Biotechnology
    10 Ecology dhe Global Change

    Për më shumë informata ju lutem referohuni uebfaqes zyrtare: http://www.uni-giessen.de/cms/fbz/zentren/ggl/sections

    Kohëzagjatja e bursave:
    -    Master (1 semester, 6 muaj)
    -    PhD (1 semester, 6 muaj)
    -    Shkëmbimi i stafit akademik për mësimdhënie (deri në 42 ditë, përfshirë ditët e udhëtimit)
    Bursat përfshijnë:
    -    Kompensimin mujor (800 EUR në muaj për studentët/
    -    120 EUR në ditë për stafin dhe në rast se shkëmbimi zgjatë më shumë se 15 ditë, kompenzimi ditor është vetëm 70%, € 84.00 në ditë)
    Kostot e udhëtimit 275 euro (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës)



    Për të përcaktuar distancën ju lutem referohuni
    http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/tools/distance_en.htm

    Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus + janë të liruar nga pagesa për shkollim në universitetin pritës. Studentët do të vazhdojnë të paguajnë shkollimin e tyre dhe / ose tarifat e regjistrimit në universitetin e tyre të origjinës, pra në Universitetin e Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’.
    Dokumentat e nevojshme për aplikim për studentët:
    -    Learning Agreement
    -    Certifikata e notave/Transkripta
    -    Diploma e studimeve paraprake
    -    CV (në gjuhën angleze)
    -    Kopje e Pasaportës (faqja që përmban emrin tuaj, foton dhe të dhënat personale) ose Leternjoftimit
    -    Një letër rekomandimi (në gjuhën angleze)
    -    Një letër motivimi (në gjuhën angleze)
    -    Vërtetim studenti (i lëshuar nga fakulteti juaj që konfirmon nivelin tuaj dhe semestrin/vitin e studimit gjatë këtij viti akademik)
    -    Certifikata e gjuhës angleze
    Për programet e ofruara në gjuhën angleze kërkohet niveli B1 për programet në gjermanisht ose B2 për programet në anglisht.
    -    Dokumenti Learning Agreement
     (Learning Agreement është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben për të përcaktuar lëndët që do të zhvilloni në universitetin pritës. Ju(studentët) duhet të plotësoni vetëm seksionin e parë ‘‘Mobility Plan’’. Në tabelën A përcaktohen lëndët dhe kreditet që do të merrni në universitetin pritës, në tabelën B përcaktohet se cilat prej lëndëve të Tabelës A do të njihet në Universitetin e Prishtinës kur ju të keni përfunduar periudhën e shkëmbimit
    Ju duhet të përzgjidhni të kryeni në Justus-Liebig-Universität Giessen, lëndë të njëjta me ato që do të kryenit në fakultetin tuaj, kjo për arsye që lëndët dhe kreditet t’ju njihen kur të ktheheni për të vazhduar studimet në Universitetin e Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’.

    Për programet e studimit dhe kurset të ofruara në Justus-Liebig-Universität Giessen ju lutem vizitoni uebfaqet zyrtare:
    https://www.uni-giessen.de/cms/fbz/fb09/studium/msc/pdf/engl-modultitel-msc 
    https://www.uni-giessen.de/cms/fbz/fb09/studium/msc/pdf/mp-en.pdf
    http://www.unigiessen.de/cms/mug/7/pdf/7_36/09/4/7_36_09_4_2ae_ANL2
    http://www.agrobiotechnology.de/studying/courses.html

    Ndërkaq, për modulet në gjuhën gjermane, vizitoni uebfaqen:
    https://www.uni-giessen.de/cms/fbz/fb09/studium/msc/mv

    Pasi të  plotësohet document ‘Learning Agreement’’ tek fusha ‘‘commitment’’ duhet të nënshkruhet nga aplikanti dhe përfaqësues nga Universiteti i Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’.
    Për të shkarkuar formatin e Learning Agreement klikoni këtu.

    Dokumentat e nevojshme për aplikim për stafin akademik:
    -    CV+ lista e publikimeve (në gjuhën angleze)
    -    Kopje e mjetit të identifikimit (ID/pasaport)
    -    Një letër motivimi (në gjuhën angleze)
    -    Diploma e nivelit të fundit të studimeve.
    -    Certifikata e gjuhës së huaj (Niveli minimal i gjuhës angleze B2)
    -    Plani i mobilitetit
    (Plani i Mobilitetit për stafin akademik është një dokument në të cilin duhet të specifikohet programi juaj i propozuar që do të kreyni gjatë periudhës së shkëmbimit. Ky dokument duhet të nënshkruhet nga aplikanti dhe personat përgjegjës për mobilitete në Zyrën për Marrëdhënie me Jashtë në UP.
    Për të shkarkuar formatin e Planit të mobilitetit klikoni këtu.

    Akomodimi:
    Informatat rreth akomodimit mund të gjenden në: http://www.uni-giessen.de/cms/acc. Pagesa mujore varion varësisht nga kohëzgjatja e qëndrimit. P.sh. për pesë muaj qëndrimi, pagesa mujore është € 251.00.
    Të pranuarit për vazhdim të studimeve në Justus-Liebig-Universität Giessen, duhet të aplikojnë për akomodim deri më 15 Janar 2016.

    Afati për aplikim: 5 Dhjetor 2015 për fillim të studimeve në semestrin verorë, prill - korrik 2016.

    Dokumentet duhet të dorëzohën tek: Zyra për Marrëdhënie me Jashtë, Biblioteka Universitare, Rr. Eqrem Çabej, Prishtinë
    Për më shumë informata rreth bursave mund të na kontaktoni në:
    [email protected]
    [email protected]

Arkiva e lajmeve

«shkurt»
MaEnPrShDi
2728 29303112
3 456789
10111213141516
17181920212223
2425262728291
2345678