Hapet Qendra për Mësim Tërëjetësor

    Hapet Qendra për Mësim Tërëjetësor  Universiteti i Prishtinës, në vazhdën e reformimit të të gjitha niveleve akademike në përputhje me Deklaratën e Bolonjës, ka themeluar edhe Qendrën për Mësim Tërëjetësor, e cila synon rritjen e kapaciteteve për të vepruar në gjuhë të ndryshme në kontekst profesional dhe industrial. Themelimi i kësaj Qendre, me një fokus të fortë në arsimin ndërkombëtar, do të rrisë kapacitetin e qytetarëve të Kosovës për të konkurruar në ekonominë botërore.

    Për më shumë informata, ju ftojmë që të merrni pjesë në ditën informative, me rastin e hapjes solemne të Qendrës për Mësim  Tërëjetësor në Universitetin e Prishtinës, të premten, më 16 dhjetor, duke filluar nga ora 13:00, në Amfiteatrin e Fakultetit të Filologjisë.
     
    Ju mirëpresim!

Arkiva e lajmeve

«gusht»
MaEnPrShDi
2930311234
567891011
12131415161718
19202122232425
2627282930311
2345678