Ftesë për studentët bursistë dhe të diplomuarit

    Të nderuar studentë dhe të diplomuar të FBV-së,

     A jeni të interesuar të jeni pjesë e Programit për Bankierë të Rinj që ofron Procredit Bank? Mundësinë për aplikim e keni tani!
     
    Procredit Bank në bashkëpunim me Qendrën për Zhvillim të Karrierës të Universitetit të Prishtinës po punon në krijimin e grupit të radhës së studentëve që do të jenë pjesë e këtij programi.

     Nëse jeni studentë i vitit të tretë, i diplomuar ose student në studime Master dhe jeni bursistë, ju keni të drejtë aplikim.

     Ju ftojmë që të paraqiteni në zyren e Qendrës për Zhvillim të Karrierës  të UP-së deri më datën 21 Mars 2013, ora 16h  në mënyrë që të regjistroheni në listën e studentëve dhe të diplomuarve që aplikojnë për këtë program.


     
     Adresa: Qendra për Zhvillim të Karrierës 
    Universiteti i Prishtinës
    Biblioteka Kombëtare e Universitare e Kosovës
    Kati i I-rë
    Tel: 038/ 248 926

     

Arkiva e lajmeve

«maj»
MaEnPrShDi
27282930123
4 5678910
11121314151617
181920 21222324
25262728293031
1234567