Ftesë për pjesëmarrje në aktivitetin: "Shkembe pervojen ndihmo të tjerët"

    "Shkembe pervojen ndihmo te tjeret"– 30 Qershor 2014 (e hënë) në ora 13:00h – 15:00h


    Ftesë për pjesëmarrje në aktivitetin: "Shkembe pervojen ndihmo të tjerët"

    Të nderuar studentë,

    Ftoheni të merrni pjesë në sesionin e prezentimit që organizon Zyra për Marrëdhënie me Jashtë në bashkëpunim me Qendra për Zhvillim të Karrierës e Universitetit të Prishtinës me temat: Programet Erasmus Mundus (JoinEU, Basilesu, SIGMA dhe Eraweb) dhe programi CEEPUS.

    "Shkembe pervojen ndihmo te tjeret"– 30 Qershor 2014 (e hënë) në ora 13:00h – 15:00h

    Çfarë do të përmbajë sesioni informues ?

    Gjatë këtij sesioni do të shtjellohen në aspektin praktik çështjet që ndërlidhen me procesin, qasjen, parapergaditjen dhe procesin e aplikimit në programet: Erasmus Mundus (JoinEU, Basilesu, SIGMA dhe Eraweb) dhe programi CEEPUS.

    - Metodat e qasjes ndaj , Erasmus Mundus (JoinEU, Basilesu, SIGMA dhe Eraweb) dhe CEEPUS, shfrytëzimi i drejtë i rrjetit të kontakteve dhe rëndësia e referencave për aplikim;

    - Pervojat nga studentët përfitues të programeve studimore Erasmus Mundus (JoinEU, Basilesu, SIGMA dhe Eraweb ) dhe programi CEEPUS, dhe mundësia që të ju parashtrohen pyetje drejtpërdrejt.

    Kujt i dedikohet trajnimi i tillë?

    Të gjithë studentëve të Universitetit të Prishtinës “ Hasan Prishtina “ vijues të rregullt të studimeve B.Sc. – viti i II, shkalles së studimeve M.S.c, viti i I dhe shkallës së studimeve Ph.D.

    Informata shtesë:

    Pjesëmarrjen tuaj mund ta konfirmoni direkt përmes e-mail adresës: [email protected] duke dërguar të dhënat tuaja (emri, mbiemri, nr. tel., fakulteti, drejtimi dhe viti i studimeve). Numri i pjesëmarrësve është i kufizuar (deri 120 studentë).

    Data e fundit për konfirmim është: 27 Qershor 2014 ( e premte ).


    Aktiviteti do të mbahet me 30 Qershor 2014 në BKUK
    Adresa:
    Biblioteka Kombëtare dhe Universitare, kati-I, Amfiteatri i Madh - Prishtinë, Kosovë.

    Në vijim mund të njoftoheni me Agjenden

    "Shkembe pervojen ndihmo te tjeret"

    13:00h – 13:15 h Zyrtarët nga Qendrën për Zhvillim të Karrierës e Universitetit të Prishtinës “ Hasan Prishtina” – Fjalët hyrëse.

    13: 15h -14:00h Blerandë Dragusha nga Zyra për marrëdhënie me jashtë e Universitetit të Prishtinës “ Hasan Prishtina” - Prezentim rreth programit Erasmus Mundus dhe CEEPUS .

    14:00h – 15:00h Prezentimë nga përfituesit e bursave Erasmus Mundus, rreth eksperincës së tyre. ( Diskutim i hapur me studentët përfitues ).

      


Arkiva e lajmeve

«prill»
MaEnPrShDi
303112345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930123
45678910