Ftesë për pjesëmarrje në Modulin I – Trajnimi: Inteligjenca emocionale

    Ftesë për pjesëmarrje në Modulin I – Trajnimi: Inteligjenca emocionale Të dashur studentë,

    Ju ftojmë që të bëheni pjesë e trajnimit me temen: Intelegjenca emocionale

    Ky modul ka për qëllim aftësimin e studentëve në pëdorimin e kompetencave personale, ndërgjegjjes, vetë-menaxhimin, kompetencat sociale, ndergjgjien sociale, dhe menaxhimin e marrëdhënieve në raporte pune brenda kultures organizative.
    Poashtu synohet që studentët pas këtij trajnimi të jenë në gjendje të kuptojnë Intelegjencen emocionale, në kuptimet se: ç’farë është dhe përse na shërben?.

    Si të bëheni pjesë e Trajnimit:
    *Lexo me kujdes shpalljen;
    *Vlerso se a është i rendesishem për zhvillimin tuaj professional;
    * Eja me datë 4 Qershor 2019, në QZhK, në ora: 12:00CET dhe bëhu pjesë e Trajnimit.

    Të drejtë pjesëmarrje:
    *Studentët nga të gjitha drejtimet - Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”

    Ndani me të tjeret momentet NJOFTIMIN. Ndihuni të lirë të inkurajoni koleget tuaj të bëhën pjesë e TRAJNIMIT!

    AGJENDA

    TRAJNIM: Modulin I – Trajnimi: Inteligjenca emocionale
    Trajnere: z. Eremal Bajrami – TLP Alumni

    Çfarë do të përmabjë Trajnimi ?
    Gjatë këtij trajnimi do të diskutohet rreth:
    Ky modul ka për qëllim aftësimin e studentëve në pëdorimin e inteligjences emocionale si aftësia për të identifikuar, përdorur, kuptuar dhe menaxhuar emocionet pozitivisht në mënyrë që të shmangim stresin, të komunikojmë në mënyrë efektive, të kenë empati për të tjerët, të përballen me sfidat dhe të shmangin konfliktet.

    Trajnimi do të jetë 60 minuta. Fokus është pjesa praktike. Secili student do të përfitoj nga njohuri të reja praktike të aplikimit të intelegjences emaocionale në cilësin e elementeve të suksesit. Poashtu PP slides do të përdoren gjate trajnimit, të cilat slladje do tu shpërndahen edhe studentëve.

    Përmbajtja
    Pjesa I :
    • Cka eshte Inteligjenca Emocionale?
    • 5 elementet thelbesore to Inteligjences Emocionale
    • Inteligjenca Emocionale si aftesi kryesore e lidereve

    Datë: 4 Qershor 2019 dhe Ora: 12:00 – 13:00

    Vendmbajtja e trajnimit:
    Qendra për Zhvillim të Karrierës – Universiteti i Prishtinës “ Hasan Prishtina “
    Biblioteka Kombëtare e Kosovës “ Pjetër Bogdani “, Kati I, 10 000, Prishtinë, Kosovë

    ***

    TLP Alumni Association është një shoqatë prej përafërsisht 300 të diplomuarve që kemi përfunduar studimet e magjistraturës dhe programet e certifikimit profesional në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Studimet tona u mbështetën nga Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) përmes bursave të Programit të Lidershipit Transformues (TLP).

    Përmes angazhimit tonë si TLP Alumni ne synojmë të promovojmë qeverisjen demokratike dhe sundimin e ligjit; gjenerojmë ide të reja për sektorin ekonomik, biznes dhe financiar; të përmirësojmë njohuritë e shkencës, inovacionit dhe teknologjisë; dhe të përmirësojmë cilësinë e arsimit, artit dhe dizajnit.

    Misioni ynë: Ne udhëheqim dhe frymëzojmë ndryshim pozitiv nëpërmjet kompetencës, integritetit dhe aktivizmit.



Arkiva e lajmeve

«shtator»
MaEnPrShDi
26 27 282930311
2 3 4 5 678
910 11 12 131415
16 171819 20 2122
23242526272829
30123456