ERASMUS+ NË "SAVONIA UNIVERSITY OF APPLIED SCIENCES”, FINLANDË

    ERASMUS+ NË "SAVONIA UNIVERSITY OF APPLIED SCIENCES”, FINLANDË Hapet thirrja për bursa në programin Erasmus+ në "Savonia University of Applied Sciences”, FinlandëUniversiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” hap thirrjen për aplikim për bursa për semestrin vjeshtor dhe pranveror në "Savonia University of Applied Sciences", Finlandë, në kuadër të programit Erasmus + Mobility të Komisionit Evropian për semestrin pranveror 2020.

    Llojet e mobilitetit përfshijnë:

    - Shkëmbimin e studentëve për studime BA, MA, PhD;
    - Shkëmbimin e stafit.

    Bachelor, studentët duhet të jenë të regjistruar në studimet Bachelor në Universitetin e Prishtinës, në programe të ngjashme për të cilat aplikoni. Të drejtë aplikimi kanë studentët të cilët kanë të përfunduar një vit nga fusha më poshtë.

    Master, studentët duhet të jenë të regjistruar në studimet Master në Universitetin e Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’, në programe të ngjashme për të cilat aplikoni. Të drejtë aplikimi kanë studentët të cilët kanë të përfunduar të paktën një semestër nga fusha më poshtë.

    PhD, studentët duhet të jenë të regjistruar në studimet e doktoratës në Universitetin e Prishtinës dhe duhet ta kenë një konfirmim nga një profesor që do të bëjë mentorimin gjatë periudhës në fjalë.
    Për programet e studimit dhe kurset e ofruara në "Savonia University of Applied Sciences", Finlandë, ju lutem vizitoni uebfaqet zyrtare, si më poshtë: 
    https://portal.savonia.fi/amk/en/applicants/student-exchange/multipro

    Fushat e mobilitetit janë:

    - Agrokulturë;
    - Punë sociale.

    Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus+ janë të liruar nga pagesa për shkollim në universitetin pritës. Studentët duhet të vazhdojnë të paguajnë shkollimin e tyre dhe tarifat e regjistrimit në universitetin e tyre të origjinës, pra në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina“.

    Dokumentet e nevojshme për aplikim për studentët:

    - Vërtetim studenti (i lëshuar nga fakulteti juaj në gjuhën angleze, që konfirmon nivelin tuaj dhe vitin e studimit gjatë këtij viti akademik);
    - Certifikata e notave/Transkripta;
    - Certifikata e njohjes së gjuhës angleze (niveli minimal i gjuhës angleze B2);
    - CV (në gjuhën angleze);
    - Një letër motivimi (në gjuhën angleze);
    - Kopje e pasaportës.

    Dokumentet e nevojshme për aplikim për stafin:
    - CV (në gjuhën angleze);
    - Kopje e pasaportës (faqja që përmban emrin tuaj, foton dhe të dhënat personale) ose letërnjoftimit;
    - Certifikata e njohjes së gjuhës së huaj (niveli minimal i gjuhës angleze B2).

    Afati për aplikim për semestrin pranveror është deri më: 15 shtator 2019.

    Dokumentet me titull "Savonia University "duhet të dërgohen të skanuara te: [email protected]

    Vetëm dokumentet e kompletuara do të merren në konsideratë.
    Luteni që të gjitha dokumentet t’i dërgoni të bashkangjitura në një e-mail. Për më shumë informata rreth bursave mund të na kontaktoni në e-mail ose të na vizitoni në: Zyra për Marrëdhënie me Jashtë, Biblioteka Universitare, Rr. Eqrem Çabej, Prishtinë.



Arkiva e lajmeve

«shtator»
MaEnPrShDi
26 27 282930311
2 3 4 5 678
910 11 12 131415
16 171819202122
23242526272829
30123456