Ditë informuese rreth punës praktike në RBKO

    Qendra për Zhvillim të Karrierës e Universitetit të Prishtinës në bashkëpunim me Raiffeisen Bank organizon aktivitetin “Prezantimi i mundësive për punësim dhe punë praktike” gjatë të cilit përfaqësuesit e Departamentit të Burimeve Njerëzore të Raiffeisen Bank do të bëjnë prezantimin e mundësive për punësim dhe punës praktike në këtë institucion. Ftojmë të gjithë studentët dhe të diplomuarit e UP-së që janë të interesuar të aplikojnë për punë ose punë praktike në këtë bank të marrin pjesë në këtë aktivitet.

    Kur: Më 20 Shkurt 2013, në ora 13h
    Ku: Amfiteatri i Vogël, Biblioteka Kombëtare e Universitare të Kosovës, kati II.
     
    Qëllimi i këtij aktiviteti është prezantimi i kritereve dhe mundësive për punësim dhe punë praktike në Raiffeisen Bank si dhe diskutimi ndërmjet prezantuesve dhe pjesëmarrësve rreth kritereve të tregut të punës dhe shkathtësive që duhet t'i zhvillojnë studentët dhe të diplomuarit më qëllim të punësimit më të lehtë. 
     
     
     
    Mos mungoni! 

Arkiva e lajmeve

«shkurt»
MaEnPrShDi
2728 29303112
3 456789
10111213141516
17181920212223
24252627 28291
2345678