Diskutim virtual: Libri në kohë karantine

    Me rastin e Ditës Botërore të Librit, Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” do të organizojë diskutim virtual, me ç’rast do të diskutohet për librin në kohë karantine. 📚

    Për të biseduar për këtë temë, të ftuar janë: Prof. Dr. Sali Bashota, Prof. Ass. Dr. Nerimane Kamberi, Prof. Asoc. Dr. Rrahman Paçarizi dhe Prof. Ass. Dr. Majlinda Bregasi, nën moderimin e Ass. Durim Abdullahut.

    Takimi virtual do të mbahet më 23 prill 2020, me fillim nga ora 14:00. Andaj, të gjithë studentët dhe dashamirët e librit ftohen që të bëhen pjesë e këtij diskutimi.

    23 prilli, përveç që është Dita Botërore e Librit, ka edhe një simbolikë tjetër për letërsinë botërore. Më 23 prill të vitit 1616, lidhet vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore: Shekspirit në Angli dhe Miguel de Servantes në Spanjë.

    Ky eshte linku i aktivitetit: https://www.facebook.com/events/2639021796318306/





Arkiva e lajmeve

«maj»
MaEnPrShDi
27282930123
4 5678910
11121314151617
181920 21222324
25262728293031
1234567