Apliko për të fituar 1000 Euro burse!

     Apliko për të fituar 1000 Euro burse!
    IPKO Foundation ka hapur aplikacionin për programin e bursave për vitin akademik 2015/2016. Të drejtë aplikimi për bursën e IPKO Foundation kanë të gjithë studentët që studiojnë në Kosovë në njërën nga universitetet e akredituara. Për të pasur të drejtë aplikimi, studentët duhet që në vitin akademik 2015/16 të jenë në njërin nga dy vitet e fundit të studimeve bachelor.

    ● Këtë vit akademik, çdo fitues i bursës do të marrë 1000 euro neto pavarësisht nga kostot e mësimit të tyre. Paratë mund të paguhen direkt tek studentet ose në universitet. Nëse paguhet studenti Fondacioni IPKO do të marre persiper shpenzimet tatimore.

    ● Këtë vit akademik studentët që hyjnë në njërin nga dy vitet e fundit te studimeve kanë të drejtë aplikimi për bursë. Kjo do të thotë studentët që hyjnë në vitin e tretë dhe katërt në një periudhë katër vjeçare të studimeve, apo ata qe hyjnë në vitin e dytë dhe tretë në një periudhë tre vjeçare të studimeve mund të aplikojnë

    .
    Shuma totale e bursave që do të jepet për vitin akademik 2015/16 është 20,000 Euro, pra 20 bursa në total.

    Periudha e aplikimit është e hapur nga data 1 Prill dhe do zgjasë deri më 21 prill 2015.

    Bursa e IPKO Foundation nuk është vetëm ndihmë financiare por edhe ftesë për t’u bërë pjesë e një komuniteti që i ofrohen mundësi të shumta zhvillimi. Për të mësuar më shumë në lidhje me programin e bursave, iu ftojmë të merrni pjesë në prezantimet që do të mbahen:

    ● Të mërkurën, 8 Prill 2015, ora 10:00h – 11:30h, në Amfiteatrin e Madh të Bibliotekës Kombëtare të Kosovës

    ● Të enjten, 9 Prill 2015, ora 10:00h – 11:30h, në Amfiteatrin e Madh të Bibliotekës Kombëtare të Kosovës


    Për më shumë informata, shihni dokumentin e bashkangjitur dhe vizitoni ueb faqen tonë www.ipkofoundation.org.

    Regjistrohuni këtu për t'iu qasur aplikacionit që nga 1 prilli:  http://ipkofoundation.org/application/login.php

    Lexoni mbi kriteret e aplikimit këtu:  http://ipkofoundation.org/programs/next/criteria1

    Për të tjerat, shihni në anën e djathtë të kësaj faqeje: http://ipkofoundation.org/programs/next
     


Arkiva e lajmeve

«shkurt»
MaEnPrShDi
2728 29303112
3 456789
10111213141516
17181920212223
2425262728291
2345678