Apliko për praktikë në ProCredit

    Apliko për praktikë në ProCredit Fito përvojë në një bankë ndërkombëtare!

    NË KËRKIM TË STUDENTËVE ENTUZIASTË:

    Nëse praktikës suaj dëshironi t'i jepni përvojë dhe standarde të një banke ndërkombetare dhe nëse i plotësoni kriteret e shënuar më poshtë atëherë aplikoni për punë praktike gjatë sezonit veror në Bankën ProCredit.

    KU DO TË MBAHET PRAKTIKA:

    Në një nga rajonet ku operon Banka ProCredit ( Prishtinë, Pejë, Prizren, Mitrovicë, Gjakovë, Ferizaj, Gjilan ) për një periudhë prej 1 deri në 3 muaj gjatë se cilës ju pranoni pagë. Për të aplikuar për praktikë, ju duhet të plotesoni APLIKACIONIN ONLINE së bashku me një LETËR MOTIVIMI duke klikuar KËTU: https://cv-uploader.procredit-group.com/Form.aspx

    PO KËRKOJMË STUDENTË TË CILËT:

    * Janë në vitin e fundit ose të parafundit të studimeve të tyre;

    * Janë fleksibil dhe të gatshëm për të mësuar;

    * Kanë investuar në studimet e tyre dhe janë të orientuar drejt zhvillimit profesional;

    * Kanë aftësi që t'i kuptojnë dhe të komunikojnë me klientët tanë si dhe të jenë të gatshëm të marrin përgjegjësi.

    SUGJERIMET TONA:

    Në letrën e motivimit, ju duhet të shpjegoni qartë arsyet tuaja për aplikim dhe pse mendoni se ju jeni të përshtatshëm për programin e praktikës. Një letër e mirë - strukturuar dhe me motiv të sinqertë është shumë me rëndesi për ne pasi që ne analizojmë të gjitha letrat e motivimit me kujdes të lartë.

    Prandaj, ne ju rekomandojmë që të lexoni për ProCredit para aplikimit. Më shumë informata rreth Grupit ProCredit, mund të gjeni në:

    www.procreditbank-kos.com

    www.procredit-holding.com

    Afati i fundit për dorëzimin e aplikacioneve: 3 1.05.2018

    Tel/Mob /Web | 038 555 555 | 049 555 555 | procreditbank-kos.com


Arkiva e lajmeve

«korrik»
MaEnPrShDi
252627 28 29301
2345678
9101112131415
16171819202122
23242526272829
303112345