Apliko për praktikë në ProCredit / Fito përvojë në një bankë ndërkombëtare!

    Apliko për praktikë në ProCredit / Fito përvojë në një bankë ndërkombëtare! NË KËRKIM TË STUDENTËVE ENTUZIASTË

    Nëse praktikës suaj dëshironi t’i jepni përvojë dhe standarde të një banke ndërkombëtare dhe nëse i plotësoni kriteret e shënuara më poshtë atëherë aplikoni për punë praktike gjatë sezonit veror në Bankën ProCredit.

    PO KËRKOJMË STUDENTË TË CILËT:

    • Janë në përfundim të studimeve, përparësi kanë ata të cilët kanë diplomuar ose janë në vitin e fundit të studimeve

    • Janë fleksibi dhe të gatshëm për të mësuar

    • Kanë investuar në studimet e tyre dhe janë të orientuar drejt zhvillimit profesional

    • Kanë aftësi që t’i kuptojnë dhe të komunikojnë me klientët tanë si dhe të jenë të gatshëm të marrin përgjegjësi

    KU DO TË MBAHET PRAKTIKA:

    Në një nga rajonet ku operon Banka ProCredit për një periudhë prej 1 deri në 6 muaj gjatë së cilës ju pranoni pagë. Për të aplikuar për praktikë, ju duhet të plotësoni APLIKACIONIN ONLINE së bashku me një LETËR MOTIVIMI duke iu referuar webfaqes: www.procreditbank-kos.com/praktike.

    SUGJERIMET TONA:

    Në letrën e motivimit, ju duhet të shpjegoni qartë arsyet tuaja për aplikim dhe pse mendoni se ju jeni të përshtatshëm për programin e praktikës. Një letër e mirë-strukturuar dhe me motiv të sinqertë është shumë me rëndësi për ne. Prandaj, ne ju rekomandojmë që të lexoni për ProCredit para aplikimit. Më shumë informata rreth Grupit ProCredit, mund të gjeni në:

    https://www.procreditbank-kos.com

    Afati i fundit për dorëzimin e aplikacioneve është 31 maj 2019.



Arkiva e lajmeve

«korrik»
MaEnPrShDi
24252627282930
1 234 567
891011 121314
15161718 192021
22232425262728
2930311234