Apliko për praktikë në ProCredit

    Apliko për praktikë në ProCredit Fito përvojë në një bankë ndërkombëtare!

    NË KËRKIM TË STUDENTËVE ENTUZIASTË

    Nëse praktikës suaj dëshironi t’i jepni përvojë dhe standarde të një banke ndërkombëtare dhe nëse i plotësoni kriteret e shënuara më poshtë atëherë aplikoni për punë praktike gjatë sezonit dimëror në Bankën ProCredit.

    KU DO TË MBAHET PRAKTIKA:

    Në një nga rajonet ku operon Banka ProCredit për një periudhë prej 1 deri në 3 muaj gjatë së cilës ju pranoni pagë. Për të aplikuar për praktikë, ju duhet të plotësoni APLIKACIONIN ONLINE së bashku me një LETËR MOTIVIMI duke klikuar KËTU.  https://cv-uploader.procredit-group.com/Form.aspx

    PO KËRKOJMË STUDENTË TË CILËT:

    • Janë në vitin e fundit ose të parafundit të studimeve të tyre

    • Janë fleksibi dhe të gatshëm për të mësuar

    • Kanë investuar në studimet e tyre dhe janë të orientuar drejt zhvillimit profesional

    • Kanë aftësi që t’i kuptojnë dhe të komunikojnë me klientët tanë si dhe të jenë të gatshëm të marrin përgjegjësi.

    SUGJERIMET TONA:

    Në letrën e motivimit, ju duhet të shpjegoni qartë arsyet tuaja për aplikim dhe pse mendoni se ju jeni të përshtatshëm për programin e praktikës. Një letër e mirë-strukturuar dhe me motiv të sinqertë është shumë me rëndësi për ne. Prandaj, ne ju rekomandojmë që të lexoni për ProCredit para aplikimit. Më shumë informata

    rreth Grupit ProCredit, mund të gjeni në:

    https://procreditbank-kos.com

    https://www.procredit-holding.com

    Afati i fundit për dorëzimin e aplikacioneve: 31.12.2018


Arkiva e lajmeve

«dhjetor»
MaEnPrShDi
262728293012
345 6789
10 111213141516
17181920212223
24252627282930
31123456