Apliko për praktikë në FINCA

    Apliko për praktikë në FINCA FINCA është Institucion Financiar Amerikan, që operon në Euroazi, Lindje të Mesme, Afrikë dhe Amerikë Latine, duke shërbyer mbi 1.7 milion klientë

    FINCA ofron mundësi zhvillimi përmes:

    PROGRAMIT TË PRAKTIKËS

    Në të gjitha DEGËT E FINCA Kosovë dhe DEPARTAMENTET ne kuadër të Zyrës Qendrore

    FINCA Kosovë mirëpret studentët e kualifikuar të aplikojnë për Programin e Praktikës, ku ata mund të fitojnë përvojë të vlefshme praktike në njërën nga 26 Degët tona apo Departamentet e Zyrës Qendrore. Qëllimi i këtij programi është që studentëve t’u jepet mundësi për të konsoliduar njohuritë e tyre teorike me përvojën praktike.

    Programi i praktikës, ofrohet për periudhën 4 mujore (03 Janar 2019 – 30 Prill 2019).

    Gjatë kësaj periudhe programi i praktikës ofron mundësi:

        Për zhvillimin e njohurive duke kombinuar aspektin teorik me praktikën;
        Përgatitje për tregun e punës, duke punuar me mentorë professional;
        Mundësi e mirë e kyçjes në sistem financiar të Kosovës;
        Mundësi edhe të ofrimit të punës pas përfundimit të suksesshëm të praktikës;
        Praktika ofrohet pa pagesë.

     Kriteret për aplikim:

        Studentët të cilët kanë diplomuar ose janë afër diplomimit;
        Kandidatët me aftësi shumë të mira të komunikimit;
        Gadishmëri për të punuar me orar të plotë të punës;
        Njohja e gjuhës Angleze është përparësi.

     
    Procesi i përzgjedhjes:

        Të gjithë kandidatët  që përmbushin kriteret e lartpërmendura do të ftohen për fazën e selektimit;             

        Praktikantët do të pajisen me çertifikatën përkatese te perfundimit me sukses të praktikës.

    Aplikimi bëhet përmes aplikacionit online, të cilën mund ta gjeni në web faqen tonë: www.Kosovo.Finca.org si dhe përmes e-mail adresës: [email protected]                                                                                                                      

    Aplikacionet e dorëzuara në format tjera nuk do të konsiderohen. Tel: 038/ 609 721, 609 722

    Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen                                                                                                                                                    

     FINCA Kosovë ofron mundësi punësimi të barabartë.

    Afati i aplikimit është deri me 19.12.2018, (PDF klko).


Arkiva e lajmeve

«dhjetor»
MaEnPrShDi
262728293012
345 6789
10 111213141516
17181920212223
24252627282930
31123456