APLIKO PËR PUNË PRAKTIKE NË Ministrinë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR)

    Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR) dhe Fakulteti i Bujqësisë dhe Veterinarisë (FBV) i fton të gjithë studentët të cilët i plotësojnë kriteret e shënuara më poshtë që të aplikojnë për praktikë në afat kohor 3 muaj në MBPZHR.

    Studentët do të angazhohen në punë praktike (pa pagesë) në procesin e implementimit të Programit për Pagesa Direkte dhe Programin e Zhvillimit Rural për të mbështetur Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë (AZHB) në çështjet tekniko – administrative për evidentimin e aplikacioneve, kontrollin administrativ dhe kontrollin në teren.

    Kriteret e përshtatshmërisë për programin e praktikës janë si në vijim:

    Studentët e Fakultetit të Bujqësisë dhe Veterinarisë duhet të jenë në vitin e fundit ose të parafundit të studimeve të tyre, në nivelin bachelor dhe master. Për të aplikuar për punë praktike, ju lutemi plotësoni APLIKACIONIN së bashku me një LETËR MOTIVIM ku duhet të shpjegoni qartë arsyet tuaja për aplikim. Aplikacionin, Letër Motivimin si dhe Transkriptën e Notave e dërgoni në E-mail: [email protected]

    Afati i fundit për dorëzimin e aplikacioneve është 14.10.2020.

    Aplikacioni për punë praktike (shkarko).


Arkiva e lajmeve

«tetor»
MaEnPrShDi
2829 301 2 3 4
56 7 8 91011
1213141516 1718
19202122232425
2627282930311
2345678