Prof.Asoc.Dr. Kurtesh Sherifi

Profesor i asocuar
Veterinarisë
kuresh.sherifi@uni-pr.edu
+381 (0) 38 603 846 , +377(0) 44 177 064

 Ka lindur me 01.05. 1975 ne Cernice, Gjilan. Shkollën fillore e mbaroi ne Cernice ne vitin 1989, Gjimnazin ne Gjilan me 1993. Studimet e Mjekësisë Veterinare i regjistroi ne vitin 1993 dhe i mbaroi ne vitin 1998 ne Fakultetin e Mjekësisë Veterinare, Universiteti Bujqësor i Tiranës, Shqipëri. Nga viti 1999 e deri me 2001 punoi ne Kliniken dhe Farmacinë  Veterinare “Fauna” ne Gjilan si mjek veteriner. Ne vitin 2001 fitoi burse nga DAAD gjermane për studime postdiplomike te Doktoratures ne Universitetin e Lire te Berlinit, Instituti i Parazitologjisë, ku i mbaroi me sukses ne vitin 2005 me notën “Magna cum laude”. Nga viti 2005-2007 ka punuar si Drejtor ekzekutiv i Shoqatës se Prodhuesve te Qumështit te Kosovës, projekt i financuar nga USAID-KCBS. Me 2007 mori thirrjen akademike, Profesor asistent ne UP, ne lendet Parazitologji me Sëmundje Invazive dhe Ligjshmëri Veterinare.

Cv & Publikimet