Thirrja për Aplikim - PROFESSIONAL PLACEMENT PROGRAM

    Thirrja për Aplikim - PROFESSIONAL PLACEMENT PROGRAM PROFESSIONAL PLACEMENT PROGRAM

    Thirrja për Aplikim/ Ftesë e hapur për dhjetë (10) kandidatë për program tremujor të punës praktike profesionale

    Projekti: Profesional Placement Program

    Datat e Aplikimit: 5 prill – 14 prill

    Agro Qendra për Karrierë në Fakultetin e Bujqësisë dhe Veterinarisë në bashkëpunim me Kosovo Agriculture Education Center – KAEC promovon angazhimin e të diplomuarve në Fakultetin e Bujqësisë dhe Veterinarisë – FBV, në agrobiznese dhe etnitete tjera përmes qasjes së pjesëmarrjes aktive, me qëllim t’i pajisë të rinjtë me shkathtësi praktike dhe njohuri adekuate. KAEC përmes projektit “Profesional Placement Program” të financuar nga programi USAID/AGRO do të mbështesë organizimin e një programi tremujor të punës praktike profesionale për 40 (dyzetë) të diplomuar. Gjithsej do të bëhen tre thirrje për aplikim, thirrja e parë 10 të diplomuar dhe dy thirrjet tjera nga 15 të diplomuar.

    Qëllimi

    Agro Qendra për Karrierë dhe KAEC kanë për qëllim që përmes një programi tremujor të punës praktike në agrobiznese t’ju ndihmojë studentëve të diplomuar në Fakultetin e Bujqësisë dhe Veterinarisë – FBV, që të mësojnë më shumë dhe të fitojnë përvojë praktike rreth fushës për të cilën kanë studiuar.

    Kriteret për aplikim:

    > Të jetë i diplomuar në FBV;

    > Të ketë njohuri themelore për ndërmarrësi;

    > Të tregojë entuziazëm, shkathtësi të punës në grupe, motivim për punë, dhe gatishmëri për të mësuar;

    > Të ketë dëshirë për t’i avancuar shkathtësitë dhe njohuritë përmes pjesëmarrjes në këtë program;

    > Të jetë i/e hapur dhe të tregojë interesim për të vendosur synime, për t’i përmbushur pritjet dhe për t’iu përshtatur sfidave të programit;

    > Njohuri të mira të gjuhës angleze në të shkruar dhe në të folur;

    > Shkathtësi në shkruarjen e raporteve të punës;

    > Njohuri të përdorimit të kompjuterit (programet e Microsoft Office).

    Mënyra e rekrutimit:

    Kandidatët e interesuar duhet të dërgojnë CV-të, një letër motivimi dhe formën e plotësuar të aplikimit (të cilën mund ta marrin në objektin e Fakultetit të Bujqësisë, në zyrën e Qendrës së Karrierës) dhe t`i dorëzojnë kopjet fizike në zyren e Qendrës së Karrierës në objektin e Fakultetit të Bujqësisë nga ora 10:00 – 12:00 (e hënë – e premte), dhe në formë elektronike në: agrokaec@gmail.com. më së largu deri më 14 prill 2017 ora 17:00 p.m. Për informacione shtesë rreth ketij programi vizitioni websitin: www.agrokarriera.com

    Kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do t’i nënshtrohen një procesi konkurues të përzgjedhjes (shqyrtimi i CV-ve dhe letrave të motivimit që do të pasohet nga intervistimi).

    Intervestimin dhe selektimin e studentëve për punë praktike profesionale e bëjnë kompanitë përkatëse.


Arkiva e lajmeve

«nëntor»
MaEnPrShDi
303112345
6 7 89101112
1314 1516171819
20212223242526
27282930123
45678910