Reduktimi dhe adaptimi i ndryshimeve klimatike në bujqësi

    Reduktimi dhe adaptimi i ndryshimeve klimatike në bujqësi  Kursi ,,Reduktimi dhe adaptimi i ndryshimeve klimatike në bujqësi’’ i cili u mbajt në kuadër të Universitetit Veror Ndërkombëtar 2017 në Universitetin e Prishtinës' Hasan Prishtina është organizuar ne bashkëpunim me Prof. Dr. Rainer Waldhardt (Institute of Landscape Ecology and Resources Management, Justus Liebig University Giessen, Gjermani) dhe Prof. Assoc. Arben Mehmeti (Departamenti i Mbrojtjes së Bimëve, Universiteti i Prishtinës 'Hasan Prishtina').

    Që nga viti 2005, të dy profesorët kanë kryer projekte të përbashkëta kërkimore dhe aktivitete mësimore në Fakultetin e Bujqësisë në Giessen dhe Universitetin e Prishtinës duke u fokusuar në bujqësi dhe mjedis. Që nga viti 2012, bashkëpunimi shkencor është bazuar në një marrëveshje bashkëpunimi në mes të dy Universiteteve, dhe është financuar nga DAAD Gjermane në kuadër të Programit të Partneritetit Lindor dhe Erasmus +.

    Duke pasur parasysh efektet mbare botërore të ndryshimeve klimatike të shkaktuara nga njeriu në ekonominë, ekologjinë dhe jetesën e njerëzve, kohëve të fundit BE, është angazhuar për të reduktuar emetimet e gazrave serrë (GHG) me 40% deri në vitin 2030. Sektori i bujqësisë do të jetë pjesë e kësaj përpjekjeje për të reduktuar ndryshimet klimatike. Në të njëjtën kohë, bujqësia duhet të zhvillojë strategji për adaptimin e ndryshimeve klimatike, d.m.th. të zhvillojë dhe zbatojë sisteme prodhimi bazuar në krijimin e kultivarëve dhe teknologjive të reja të kulturave që sigurojnë prodhimin nën kushtet e ardhshme klimatike. Në pjesën e parë, kursi shpalosi hyrjen në temën e ndryshimeve klimatike. Gjithashtu janë prezantuar dhe diskutuar shembuj nga pjesë të ndryshme të botës duke theksuar pasojat e rritjes së temperaturës, zvogëlimit të furnizimit me ujë dhe ngjarjeve ekstreme të motit që janë bërë më të shpeshta dhe të rënda në sistemin e njeriut-natyrës. Në pjesën e dytë u paraqitën dy strategji komplementare të zbutjes dhe përshtatjes dhe janë zgjedhur shembuj për zbutjen e ndryshimeve klimatike dhe adaptimin e ndryshimeve klimatike në bujqësi. Shembuj të përzgjedhur u prezantuan nga profesorët, dhe shembuj të tjerë janë kërkuar nga 20 pjesëmarrës nga Maqedonia, Jemeni, SHBA dhe Kosova të cilët punonin në grupe të vogla. Në pjesën e tretë u diskutuan ndërveprimet midis proceseve të reduktimit dhe adaptimit që rezultuan në sinergji dhe diskutime për këto procese.

    Anglisht (kliko).


Arkiva e lajmeve

«gusht»
MaEnPrShDi
31123456
78910111213
14151617181920
21222324252627
28293031123
45678910