Prof. Bajram Berisha shpallet Laureat i çmimit ndërkombëtar “Zietzschmann-Preuss Award“, për punimin më të mirë shkencor në vitin 2017

    Kemi kënaqësinë tju informojmë se këshilli drejtues i fondacionit shkencor ndërkombëtar “Zietzschmann-Preuss Award“ me seli në Gent të Belgjikës (http://www.wava-amav.org/zp/), ka përzgjedhur Prof. Bajram Berishën Laureat të çmimit “Zietzschmann-Preuss“ për vitin 2017. Ky çmimi prestigjioz Prof. Berishës i është ndarë për të arriturat shkencore në publikimin me titull "Angiogenesis in the Ovary - The Most Important Regulatory Event for Follicle and Corpus Luteum Development and Function in Cow - An Overview" (autorët Berisha B, Schams D, Rodler D, Pfaffl M), i publikuar në revistën “Anatomia, Histologia & Embryologia, 2016 (shih bashkëlidhur letrën e këshillit drejtues të fondacionit).

    Çdo vit, në nderim dhe respekt të embriologut të famshëm Prof. Otto Zietzschmann dhe donatorit të çmimit Prof. Fritz Preuss, këshilli drejtues i fondacionit “Zietzschmann-Preuss Award“ (http://www.wava-amav.org/zp/history.html), përzgjedh Laureatin në mesin e autorëve të cilët kanë publikuar artikuj shkencor nga fusha e embriologjisë ose temave të tjera të reproduksionit gjatë vitit paraprak. Ky çmim i ndahet vetëm një autori gjatë një viti dhe menaxhohet nga Asociacioni Botëror i Anatomeve të Veterinarisë (shih web faqen e “World Association of Veterinary Anatomists” – WAVA, http://www.wava-amav.org/). Që nga themelimi i këtij Fondacionit, Asociacioni botëror ka përzgjedhur çdo vit nga një Laureat për të arriturat e tyre kulmore shkencore (shih të dhënat për Laureatët e deritanishëm http://www.wava-amav.org/zp/hall_of_fame.html).

    Këshilli drejtues i fondacionit, ka vlerësuar lartë të arriturat shkencore të Prof. Berishës dhe grupit të tij shkencor, ndërkaq publikimin lidhur me procesin e angiogjenezës në ovare (vezore), e ka përzgjedhur fitues unanim të votimit për vitin 2017 (shih bashkëlidhur letrën e kryesuesit të Bordit të fondacionit Prof. Pieter Cornillie nga Universiteti i Gentit, Belgjikë).

    Dorëzimi i çmimit për Prof. Berishën, siç është praktike për të gjithë Laureatët nga Evropa, do të bëhet në një ceremoni të veçantë gjatë darkës përmbyllëse të kongresit të ardhshëm të Asociacionit Evropian të Anatomisë veterinare, i cili do të mbahet në korrik të vitit 2018 në Hannover të Gjermanisë (http://www.eava.eu.com/).

    Shihni bashkelidhur letren e bordit  te “Zietzschmann-Preuss Award“


Arkiva e lajmeve

«nëntor»
MaEnPrShDi
303112345
6 7 89101112
1314 1516171819
20212223242526
27282930123
45678910