Prezantim nga American Councils for International Education

    Të nderuar absolvent dhe të diplomuar të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, ftoheni të merrni pjesë në ligjeraten e hapur të American Councils for International Education.

    Tema: Programi i bursave të masterit Kosovo American Education Fund (KAEF)

    Prezantues: Drejtor i zyres, z. Gjeni Shporta

    Data: 21 Qershor 2017

    Ora: 11:00h - 12:00h

    Vendi: Qendra për Zhvillim të Karrierës " Universiteti i Prishtinës " Hasan Prishtina "

    Adresa: Biblioteka Kombetare e Kosoves " Pjetër Bogdani ", Kati i I

    E organizuar nga: Qendra për Zhvillim të Karrierës – QZhK – Universiteti i Prishtinës “ Hasan Prishtina “ dhe American Councils for International Education

    Kosovo American Education Fund (KAEF)

    Kosovo American Education Fund (KAEF) është një fond i vazhdueshëm i edukimit, dedikuar të kontribuoj në zhvillimin ekonomik afatgjatë të Kosovës përmes edukimit. KAEF-i ofron bursa të plota të nivelit master për kosovarët për t’u shkolluar në universitetet e përzgjedhura amerikane. Prej vitit 2005 deri më sot, KAEF-i ka ndarë mbi 90 bursa të nivelit master duke u bazuar në një proces konkurrues, meritor dhe si i tillë nuk diskriminon në baza etnike, moshe, race, gjinie, feje apo nevojave të veçanta.

    Procesi i Aplikimit:

    Fillimisht, aplikacionet e plotësuara online, shqyrtohen nga ekspertët amerikanë të arsimit të lartë. Në fazën e dytë,  kandidatët e vlerësuar do t’i nënshtrohen intervistës dhe testimeve (TOEFL, GMAT/GRE). Së fundmi bëhet përzgjedhja e studentëve në bazë të vlerësimeve të aplikacioneve, rezultateve të testeve dhe të intervistës.

    Aplikacioni i KAEF-it për bursa të nivelit master është i hapur dhe afati i fundit për aplikim është 10 Korrik 2017. Aplikacionit mund t’i qaseni në këtë vegëz: https://www.kaef-online.org


Arkiva e lajmeve

«dhjetor»
MaEnPrShDi
2728 29 30 123
4 5678910
1112 1314151617
18192021222324
25262728293031
1234567