Prezantim i mundesive të studimit në JMU-ShBA

    Të nderuar studentë,

    Ju ftojmë në prezantimin e mundësive të studimit në James Madison University të ShBA-ve që mbahet më 22 Qershor (e enjte) nga ora 15:00h në Amfiteatrin e Madh të Bibliotekës Kombëtare të Kosovës.

    James Madison University është universitet publik në ShBA dhe gjendet në Harrisonburg të shtetit të Virginia.

    http://www.jmu.edu/

    Të gjitha informatat do të ofrohen nga prof. Micheal Stoloff, prodekan për çeshtje mësimore në Graduate School të James Madison University.

    - Mundësitë e studimeve në Graduate School në ShBA (në përgjithësi)
    - Financimi i studimeve (vetë financim dhe me bursë)
    - Programet studimore në James Madison Univesrity
    - Si të përfitoni ndihmë shtesë?

    Në këtë link gjeni programet studimore të Graduate School.
    http://www.jmu.edu/grad/programs/snapshots/index.shtml

    Mos mungo në prezantim për të kuptuar sistemin e arsimit në ShBA dhe kriteret e pranimit në studime.

    22 Qershor (e enjte), Biblioteka Kombëtare, Amfiteatri i Madh, ora 15:00h


    Prezantimi i mundësive të studimeve në James Madison University po asistohet nga Qendra për Zhvillim të Karrierës e Universitetit të Prishtinës

    https://www.facebook.com/events/173721023160085/?acontext=%7B%22ref%22%3A%223%22%2C%22ref_newsfeed_story_type%22%3A%22regular%22%2C%22action_history%22%3A%22null%22%7D



Arkiva e lajmeve

«tetor»
MaEnPrShDi
2526 27 28 29301
2345 678
91011 12 131415
16171819202122
23242526272829
303112345