Prezantim i Departamentit të Vreshtarisë dhe Verëtarisë – MBPZhR

    Prezantim i Departamentit të Vreshtarisë dhe Verëtarisë – MBPZhR Të nderuar studentë dhe të diplomuar të Universtetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”,

    Ju njoftojmë se Qendra për Zhvillim të Karrierës në bashkëpunim me departamentin për Vreshtari dhe Verëtari të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, organizojnë sesionin informues me studentët dhe të diplomuarit e Fakultetit të Bujqësisë dhe Veterinarisë.

    Qëllimi i këtij aktiviteti është që studentët dhe të diplomuarit e Fakultetit të Bujqesisë dhe Veterinarisë, drejtimet: Agroekonomi, Bioteknologji në Zootekni, Prodhimtari Bimore, Mbrojte e Bimëve, Pemëtari – Vreshtari, të përfitojnë më shumë njohuri rreth aktiviteteve të departamentit për Vreshtari dhe Verëtari të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.

    Ligjerues: z. Bekim Hoxha – Drejtor i Departamentit të Vreshtarisë dhe Verëtarisë dhe z. Ylber Kuqi – Shef i Divizionit të Verëtarisë

    Moderatore: Adelina Palushi

    Eja, kupto më shumë rreth aktiviteteve të Departamentit të Vreshtarisë dhe Verëtarisë të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.

    Aktiviteti organizohet më:

    Data: 27 Dhjetor 2017, e mërkurë

    Ora: 13:00h - 14:00h

    Lokacioni : Amfiteatri i madh i Fakultetit të Bujqësisë


Arkiva e lajmeve

«janar»
MaEnPrShDi
25262728293031
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
2930311234