Apliko për punë praktike në QZhK

    Apliko për punë praktike në QZhK Punë Praktike në Këndet informuese të Qendrës për Zhvillim të Karrierës në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina“

    Apliko për punë praktike

    Kupto më shumë për profesionin e këshilltarit për karrierë në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”!

    Ftohen studentë të shkallës Bachelor dhe Master si dhe të diplomuarit e UP-së që të aplikojnë për punë praktike në  Këndet informuese të Qendrës për Zhvillim të Karrierës në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina“.

    Puna praktike ka si objektiv që t’ju ofrojë studentëve mundësi që dijen teorike të nxënë gjatë studimeve, ta aplikojnë në praktikë, në vendin e punës dhe njëkohësisht të fitojnë përvojë të punës praktike. Kjo praktikë do t’ju ndihmojë studentëve që t’i zbulojnë fushat e tyre të interesit, si dhe ta kenë më të qartë se në cilën punë specifike dëshirojnë që të punësohen në të ardhmen. Praktika gjithashtu do t’ju mundësojë punëdhënësve që t’i vlerësojnë nga afër kandidatët potencialë për punësim. Entuziazmi dhe dedikimi i treguar gjatë praktikës, jo vetëm që do të ndikojë në avancimin profesional të kandidatëve, por gjithashtu do të mund të ndikojnë pozitivisht në gjetjen e punës pas diplomimit.

    Numri i pozitave: 26 praktikantë.

    Kriteret për përzgjedhjen e studentëve për punë praktike:
    1.  Në përzgjedhjen e kandidatevë për punë praktike, Universiteti i Prishtinës do të marrë parasysh notën mesatare të studentëve.

    2. Kandidatet që përzgjidhen për të kryer punë praktike duhet të jetë së paku studentë i vitit të dytë në studimet themelore, studentë të vitit të tretë dhe të katërt, i diplomuar ose i regjistruar në studimet master.

    3. Praktikanti/ja preferohet të ketë: Shkathtësi të komunikimit; Aftësi të mira analitike, Shkathtësi dhe njohuri në aplikimin e programeve kompjuterike nga pako Microsoft Office dhe shkathtësi në punë teknike; Aftësi të punës në grup; Motiv për t’u vetë zhvilluar.

    Detyra dhe përgjegjësitë:

    - Studentët dhe të diplomuarit e përzgjedhur për punë praktike në Këndet Informuese të Qendrës për Zhvillim të Karrierës, do t’i kenë këto detyra dhe përgjegjësi:

    - Pranimi i informatave nga studentët, regjistrimi i tyre në databazën QZhK, ruajtja e konfidencialitetit të të dhënave.

    -Informimi i studentëve;

    -Selektimi i informatës, përshtatja për targetin që perfaqëson informata dhe shpërndarja e njoftimit përmes mekanizmave që aplikon QZhK.

    - Këshillimi i studentëve;

    Ofrimi i informatave rreth pergatitjes së CV-së dhe letrës motivuese, përgatitjes për intervistë pune, aplikim online, përgatitja e kërkesave për referencë, etj. ( praktikantët trajnohen për ofrimin e këtyre shërbimeve)

     - Përkrahja në punë të tjera logjistike të Qendrës për Zhvillim të Karrierës

    Praktikanti/ja do të ofrojë përkrahje në realizimin e aktiviteteteve të tjera të shprehura në planin dinamik të punës së Qendres për Zhvillim të Karrierës dhe punë të tjera të deleguara nga mbikqyrësi.

    Çfarë duhet të bëni për të aplikuar?

    Për të aplikuar për punë praktike, ju duhen t’i plotësoni dhe dorëzoni përmes emailit këto dokumente:

    1. CV-në dhe letrën motivuese
    2. Diplomën e studimeve themelore dhe çertifikaten e notave në studimet master.
    OBLIGATIVE: Subjekti i e-mailit: Aplikim – Punë praktike në Këndet Informuese të QZhK-së

    Përmbajtja e emailit:

    Emri dhe Mbiemri -
    Numri i kontaktit -
    Email adresa -
    Fakulteti -
    Drejtimi -
    Viti i studimeve
    Semestri -
    Shkalla e studimeve -
    Nota mesatare BA -
    Nota mesatare MA -

    Kur dhe Ku?
    • Data për aplikim: 12/07/2017 deri më 23/07/2017
    • Shpallja e listave do të bëhet me datën: 24 korrik 2017.
    • Dokumentet duhen të dorëzohen në formatin elektronik pdf, në email adresën [email protected]
    • Studentët do të jenë të angazhuar me gjysmë- orarë (3 orë) në njësitë përkatëse akademike.
    • Puna praktike në Këndet Informuese të QZhK-së është pa pagesë;
    • Praktika për studentët e përzgjedhur do të zgjasë tre muaj (3 muaj), nga data 15 shtator 2017 deri më 15 dhjetor 2017.

    E hapur për të gjithë studentët dhe të diplomuarit e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.

    Praktikantët në përfundim të programit të punës praktike do të pajisen me Certifikatë të trajnimit të Modulit I, Vërtetim për kryerjen e punës praktike dhe Certifikatë për punë praktike nga Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina“.


Arkiva e lajmeve

«gusht»
MaEnPrShDi
31123456
78910111213
14151617181920
21222324252627
28293031123
45678910