APLIKO PËR PUNË PRAKTIKE NË DOTS research

    APLIKO PËR PUNË PRAKTIKE NË DOTS research Kupto më shumë për profesionin e anketuesit në terren.!

    Ftohen studentë dhe të diplomuar e Universitetit të Prishtinës “ Hasan Prishtina “, që të aplikojnë për punë praktike (praktikantë) në DOTS research.

    Kompania e hulumtimeve DOTS research,  kërkon anketues për punë në terren, për gjithë territorin e Kosovës.

    Profili i përshtatshëm janë të gjithë të interesuarit për të punuar në fushën e hulumtimeve.  Anketuesit duhet të kenë aftësi të mira komunikimi, të motivuar dhe me etikë të lartë të punës dhe shkathtësi për bashkëpunim në grup.

    Praktika për studentët dhe të diplomuarit e përzgjedhur do të zgjasë një muaj (1 muaj). Puna praktike, është me pagesë, neto ( € 200 ).

    Detyrat dhe përgjegjësitë për praktikantët:
    Detyrat dhe përgjegjësitë e praktikantit do të caktohen nga mbikëqyrësi (në varësi se ku caktohet praktikanti, piken, territorin se ku do t’i zhvilloj anketat ).

    Informata rreth aftësive në punë:
    Praktikanti/ja preferohet të ketë: Shkathtësi të komunikimit, aftësi të mira analitike, dhe shkathtësi në punë teknike, aftësi të punës në grup, motiv për t’u vetë zhvilluar.

    Procedurat e aplikimit:

    Të gjithë të interesuarit të dërgojnë CV e tyre në email adresën:

    [email protected]

    Afati i fundit për aplikim: 15 Qershor 2018

    Për më shumë informata ju lutem, klikoni në linkun ndërlidhes.

    http://dotsresearch.com



Arkiva e lajmeve

«qershor»
MaEnPrShDi
282930 31123
45678910
1112 13 14151617
18 192021222324
2526272829301
2345678